Sipas një studimi më të fundit të Universitetit të Cikagos, dielli i mëngjesit mund t’iu ndihmojë të humbisni peshë.
Studiuesit u kërkuan 54 pjesëmarrësve tek të 30-at që të ekspozoheshin në dritën e diellit të mëngjesit për shtatë ditë rresht dhe në fund, rezultoi se ata që e bënë këtë edhe më gjatë, humbën më shumë peshë, pavarësisht diferencës në moshë, faktit sesa aktivë ishin apo sesa kalori morën përmes ushqimit të tyre.
Sipas studiuesve, dy janë arsyet më të mundshme:
E para, ekspozimi në diellin e mëngjesit sinkronizon orën tuaj të brendshme biologjike, e cila, nga ana e saj, pason në një gjumë të rregullt e natyral që ndikon në metabolizëm e përfundimisht në rënien në peshë.
Së dyti, drita e mëngjesit, nga natyra, është më e fortë sesa ajo e pasdites apo mbrëmjes. Kjo sepse sasia e dritës blu në të është më e madhe, dhe është pikërisht drita blu ajo që ndikon më shumë në ritmet çirkadiane.
20- 30 minuta nën dritën e diellit të orës 08:00- 12: 00, mjaftojnë që dielli të bëjë magjinë e tij.
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...