Peja që është njëri nga rajonet më të mëdha të Kosovës, gjatë qeverisjeve të fundit, është shndërruar në zorrë qorre të zhvillimit ekonomik të vendit. Qasja e qeverive qendrore me këtë pjesë ka qenë selektive, ndërsa, rajone të caktuara, pa asnjë nevojë janë mbushur me asfalt.
Ky ka qenë mesazhi kryesor i kryetarit Ramush Haradinaj, i cili bashkë me zyrtarët e nivelit qendror të AAK-së, po qëndron në Pejë, ku ka shtuar kjo qasje duhet të ndryshojë, pasi rruga për 5 qytetet e Dukagjinit është në gjendje të mjerueshme.
Sipas një njoftimi të AAK-së, ata sot gjatë ditës do të qëndrojë edhe në Rugovë, ku me banorët e kësaj ane, do të diskutohet për demarkacionin.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës