Me aktivitete të shumta, Prishtina po feston Ditën Botërore të Librit. Përgjatë shesheve të kryeqytetit, qytetarët dhe dashamirët e librit do të shohin libra kudo, madje edhe në qiellin e hapur, raporton arbresh.info


Në sheshin “Nënë Trereza”, organizata joqeveritare ETEA me mbështetjen Ambasadës Amerikane, Drejtorisë së Kulturës dhe asaj të Arsimit nga Komuna e Prishtinës – me qëllim falënderimi ndaj mirësisë qe sjellin librat ka organizuar Festivalin e Librit ’16.
Ky festival u përcoll me aktivitete të ndryshme si recitim, aktrim, pikturim e muzikë.
Ndërsa në sheshin “Zahir Pajaziti”, ARTPOLIS organizoi panairin lokal të librit më ç’rast përgjatë Panairit të librit biblioteka e qytetit “Hivzi Sylejmani”, bëri regjistrimin pa pagesë për të gjithë qytetarët e interesuar.
Poashtu qytetarët kishin mundësi të ndërronin librin që kanë lexuar me një libër të ri.

Dita ndërkombëtar e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.
Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit./Arbresh.info
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...