23 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Librit. Kjo ditë po shënohet edhe në Kosovë, ku që nga mëngjesi kanë filluar aktivitete të ndryshme kushtuar kësaj dite.
Për nder të kësaj dite, Sektori për Rini i Drejtorisë së Kulturës në kuadër të Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit “Hivzi Sylejmani”, kanë organizuar një debat me të rinjtë e kësaj komune me temën “Libri dhe kultura e leximit”.
Panelistët e këtij debati, folën për rëndësinë e librit në shoqëri dhe për kultivimin e shprehisë së leximit të librave në këtë botë digjitale.
“Panelistë në këtë debat ishin: Munish Hyseni-Drejtor i bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Kismete Hyseni- Poet, Avdullah Zeneli- Botues dhe Xhevat Syla-Shkrimtar”, thuhet në një komunikatë për media.
Në fund të këtij aktiviteti u ndanë mirënjohje për lexuesit më të mirë, si dhe personat kontributdhënës në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës