Në parkingun e rrugës “Enver Zymberi” prapa stadiumit të Prishtinës është bërë e zakonshme thyerja e xhamave të veturave nga të cilat vidhen çanta, telefona, laptop e gjëra të ndryshme që lihen në veturë, gjatë kohës sa qëndron në këtë parking, raporton arbresh.info
Vozitësit e veturave shprehen të shqetësuar ku sipas tyre kjo dukuri është bërë tashmë e zakonshme.
“Shume shpesh, në mëngjes kur kaloj këtej për të shkuar në punë i shoh xhamat e veturave të thyera”, ka thënë një qytetarë rasti për arbresh.info.
E për këtë gjë, Policia e Kosovës nuk ka arritur të arrestoj asnjë të dyshuar. Ndërsa konfirmon se deri më tani janë evidentuar 11 raste si “Vjedhje nga Vetura” në këtë rrugë.
“Në rrugën ” Enver Zymberi” nga Janari 2016 deri me 19.04.2016 janë evidentuar gjithsej 11 raste Vjedhje nga Vetura” thuhet në përgjigjen e policisë./ Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...