Rajoni i Kriva Pallankës është kapluar nga zjarret, me ç’rast janë djegur rreth 50 hektarë pyje, ndërkaq është dashur intervenim disa ditorë nga Njësia e zjarrfikësve për të lokalizuar zjarret dhe për t’i shuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Kriva Pallankës, Që nga 1 prilli e këndej, janë djegur rreth 100 hektarë pyje, ndërkaq vetëm në dy rastet e fundit janë djegur mbi 50 hektarë pyje. Sipas tyre, karakteristikë e rasteve është se zjarret janë vënë në të njëjtën kohë dhe në disa lokacione të cilat bashkohen gjatë djegies.
Në këto zjarre janë djegur, pisha, akaci, bar i thatë dhe kullota. Dënimet për vënie zjarresh në hapësira arrijnë nga 2000 deri në 3000 euro, varësisht nga rregullativa dhe dëmi i shkaktuar.
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...