Panama Papers: ShBA nis hetim penal pas pretendimeve për shmangie tatimore

13:46 | 20 Prill 2016
M. A.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim penal kundër skemave të përhapura ndërkombëtare të shmangies së tatimeve, të zbuluara nga rrjedhjet e Panama Papers, dhe të publikuara nga The Guardian dhe partnerë tjerë gazetareskë
Preet Bharara, avokat amerikan për Manhattan, ka thënë se ai ka nisur një hetim penal sa i përket çështjeve që lidhen me Panama Papers.

Ai i ka shkruar Partneritetit të Gazetareve Ndërkombëtar Hetues, i cili e ka koordinuar rrjedhjen e paparë të 11.5 milionë dosjeve nga firma ligjore Mossack Fonesca, për ta pyetur për informata shtesë për t’i ndihmuar atij në këtë hetimin penal.

Hetimi vjen pasi që presidenti i ShBA-së, Barack Obama, përshkroi zbulimet nga rrjedhja e dosjeve, të cilat kanë shkaktuar tronditje politike nëpër botë, si diçka të rëndësishme dhe shmangien tatimore si një problem tejet të madh.

“Nuk ka dyshim se problemi global i shmangies tatimore është një problem tejet i madh, në përgjithësi,” Obama ka thënë para gazetareve në një shfaqje të paparalajmëruar në Shtëpinë e Bardhë më herët këtë muaj.

“Problemi qëndron se shumica e këtyre gjerave janë të ligjshme, jo të paligjshme,” tha Obama.

Shpërndaje në rrjete sociale