“Jutarnji List” e Kroacisë shkruan se Ministria e Brenshme e Kroacisë ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrjen ultranacionalistit serb, Vojsllav Sheshel në një kohëzgjatje prej 20 vjetësh.
Sipas gazetës kroate, Sheshel për Kroacinë konsiderohet person që paraqet kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare.
Nëse i njëjti do të provojë të hyjë në Kroaci, autoritetet e sigurisë janë të detyruara ta arrestojnë Sheshelin, transmeton KosovaPress.
Vendimi vjen pasi Tribunali i Hagës e shpalli të pafajshëm Sheshelin, duke e liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.
Edhe ministri i jashtën në detyrë i Kosovës, Petrit Selimi ka paralajmëruar arrestimin e Sheshelit nëse tenton të hyjë në Republikën e Kosovës.
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA