Me ndihmën e BERZH, Shqipëria do të krijojë Këshillin e Investimeve me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit dhe shmangien e korrupsionit në vend. Ky këshill nuk do pengojë institucionet por përkundrazi do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe realizimin e reformave.
Lansimin e këtij Këshilli e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama pasditen e sotme, i cili tha se në 18 muaj, qeveria ka krijuar një marrëdhënie të re me sipërmarrjen, ku nga 720 milionë dollarë borxhe që qeveria i detyrohej sipërmarrjes, më shumë se 5 për qind e PBB-së, sot kemi kthyer mbi 300 milionë, dhe pjesa tjetër është në rrugën e kthimit.
“Ne sot jemi dëshmitarë të faktit se; nëse 18 muaj më parë morëm një trashëgimi të rëndë në raportet mes Qeverisë dhe Sipërmarrjes, ku pika më domethënëse isha barra prej 720 milionë dollarësh borxhe që Qeveria i kishte sipërmarrjes; jemi në kushtet kur mund të themi se jo vetëm 300 milionë janë kthyer pas te sipërmarrja, dhe pjesa tjetër është në rrugën e kthimit të parave tek i zoti, por edhe sistemi i funksionimit të këtyre marrëdhënieve ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore,” tha Rama.
Më tej kryeministri foli për ligjin e ri për investimet i cili pritet të miratohet në Kuvend pas pak javësh, dhe që do të hap një kapitull të ri për investitorët. Rama e cilësoi vitin 2015 si vit kyç për ekonominë shqiptare.
“Në javët në vijim Kuvendi i Shqipërisë do marrë në shqyrtim dhe do miratojë ligjin e ri për investimet; i cili është praktikisht një bazë e tërësisht re që zgjeron në mënyrë të ndjeshme hapësirën dhe lirinë e të investuarit por nga ana tjetër rrit në mënyrë të ndjeshme parashikueshmërinë në procesin e investimit, dhe shkon një hap më tutje në mbështetjen që shteti merr përsipër t’u japë investitorëve”, tha Rama.
Me ndihmën e BERZH, Shqipëria është ndër vendet e para në rajon, ku do të aplikohet një platformë e tillë e ngritjes dhe funksionimit të Këshillit të Investimeve. Kjo është një platformë dialogu mes qeverisë dhe investitorëve që synon adresimin e problematikave kryesore me të cilat ata përballen në Shqipëri, identifikimin e mekanizmave për zgjidhjen e tyre, si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor, raportimin dhe parandalimin e rasteve të praktikave të padrejta dhe të pabarabarta ndaj biznesit dhe parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe evazionit.
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...