Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami, të mërkurën ka raportuar para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, për çështjen e diplomave në Universitetin e Pejës, ku dyshohet se janë lëshuar një numër i madh i diplomave false.
Ai ka sqaruar se, në periudhën 1999-2000, sipas të dhënave të cilat i ka siguruar Inspektorati i Arsimit, në këtë universitet janë regjistruar rreth 522 studentë në mënyrë të parregullt.
“Nuk kemi të bëjmë më diploma false, por me regjistrime te parregullta. Ndërsa, sa i përket diplomave, Inspektorati ka gjetur se 14 diploma janë dhënë në mënyrë të parregullt”, ka thënë Bajrami.
Ministri Bajrami ka folur edhe për Ligjin për Maturën, ku ka theksuar se reformimi i këtij ligji parashikon që nxënësit nga pragu i kalueshmërisë të kalojnë në pragun e arritshmërisë, sikurse ndodh në çdo vend tjetër të Evropës.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit