Trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola e lavdëron skuadrën portugeze Porto, më të cilën Bayerni do të luajë nesër në kuadër të çerekfinales në Champion League.
“Jemi në çerekfinale të Champions League, kjo do te thotë që kundërshtari është shumë i fortë. Porto me ka habitur më nivelin që ka treguar. Për të kaluar më tej nuk na mjafton një, por duhen dy super ndeshje”, tha Guardiola.
“Porto nuk është skuadër që rri prapa dhe kundërsulmon, dhe ketë gjë e bëjnë 99% te kundërshtarëve tanë, por jo Porto. Nuk preferon topat e gjatë, duan të luajnë futboll dhe kanë kualitet në mbajtjen e topit dhe në duelet një për një. Ata po ashtu kanë edhe një mbrojtje shumë te organizuar. Duhet te tregojmë më të mirën si në sulm ashtu edhe në mbrojtje”, ka deklaruar Guardiola./Arbresh.info/
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...
Një person vdes në aksidentin mes një veture dhe kamioni në ...
Merr veturën me qira dhe zhduket, arrestohet i dyshuari