Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke iu referua parashikimeve se refugjatët nga Siria mund të përpiqen të kalojnë përmes Shqipërisë drejt vendeve të Schengenit, deklaroi se tani për tani nuk ka shenja të tilla, por premtoi se pala shqiptare nuk do të ndërtojmë mure por as nuk do të hapen kufijtë.
Ai gjatë një interviste për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka thënë se nëse do të hapeshin kufijtë, kjo do ta bënte barrën edhe më të rëndë.
“Ballkani Perëndimor është treguar më europian se shumë vende anëtare të BE-së, të cilat gjatë krizës së emigrantëve kanë ofruar një pamje të turpshme”, tha Rama.
Sipas tij, Maqedonia dhe Serbia kanë regjistruar, transportuar dhe furnizuar me ushqime qindra-mijëra emigrantë gjatë rrugës së tyre drejt BE-së. Rama tha se Serbia dhe Maqedonia e kanë bërë këtë ndonëse nuk janë anëtare të BE-së dhe refugjatët së pari kanë hyrë në Greqi, domethënë në hapësirën e Schengenit.
Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin për kamionë në rrugën ...
Abdixhiku njofton emërime kyçe në LDK dhe riorganizimin e Kr...
E ardhmja e Camavingas në pikëpyetje – shumë klube në sulm p...
Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë
A mundet Trumpi t’i nxjerrë vërtet SHBA-të nga NATO? Çfarë d...
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët kufizojnë përdorimin e ...