Katalunasit fituan 2 me 0 në Emirates në ndeshjen e parë dhe të mërkurën synojnë të sigurojnë çerekfinalen.
“Sigurisht se jemi favoritë, por e njoh Arsenalin dhe e di se nuk do të jetë lehtë”, ka thënë ish-mbrojtësi i “Topçinjve” për uebfaqen e klubit. “Mendoj se ata na e bënë të vështirë në Londër”.
“Nuk mund të themi kurrë se ata jashtë sepse ata përherë kanë ditur të kthehen. Ndeshja e dytë s’do të jetë e lehtë. Ata duan të luajnë futboll për tokë, duan ta mbajnë topin dhe këtë e duan të dy skuadrat. Nuk duan të luajnë me topa të gjatë sepse nuk është stil i tyre. Kanë shpejtësi dhe janë të mirë fizikisht. Kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe energjikë në krah. Kjo i bën të rrezikshëm”, ka shtuar belgu.
Arsenali ka humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...