Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të EULEX-it, në Prishtinë, Gabriel Meuchi.
Gjatë këtij takimi Lumezi e Meuchi kanë biseduar për cështje që kanë të bëjnë me funksionimin dhe konsulidimin e sistemit prokurorial në Kosovë.
Kryeprokurori Lumezi, ka theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat qëi ka sistemi prokurorial, duke shpresuar se në këtë drejtim do tëvazhdoi përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët tashmëështë ndërtuar bashkëpunim i mirëfilltënë realizimin eobligimeve ligjore.
Kreu i Prokurorisë së Shtetit, ka thënë se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial me qëllim të luftës më efiakse kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe veprave tjera penale.
Tutje, Lumezi, e ka njoftuar shefin e misionit të EULEX-it, Gabriele Meuchi-n, se prokurori i Shtetit duhet të forcohet në aspektin kuadrove me qëllim që të kemi rezultate më të mira në zbulimin, procedimin dhe sanksionimin e autorëve të krimeve të rënda.
Vlen të theksohet se Lumezi e Meuchi, kanë biseduar edhe për bashkëpunimin juridiko-ndërkombëtar, ku konstatuan se ky bashkëpunim duhet të jetë më efikas në trajtimet e rasteve ndër rajonale, duke bërë shkëmbimin më të mirë të të dhënave, gjetjes së provave dhe fakteve në jurisdiksionet e prokurorive përkatëse me qëllim që të përcaktohet më lehtë përgjegjësia penale e autoreve të krimit të organizuar ndër rajonal dhe përballja e tyre me drejtësinë.
Në fund shefi i misionit të EULEX-it, Gabriele Meuchi, përshëndeti punën einstitucionit të Prokurorit të Shtetit, duke theksuar se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, po realizon me sukses kompetencat e tij ligjore në drejtim të ndekjes dhe hetimit të cështjeve penale.
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...