Përfaqësues të një delegacioni të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) prezantuan sot para Ministrisë së Shëndetësisë dizajn planin e detajuar të Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, i cili do të ndërtohet në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si donacion i EBA, në vlerë prej 22 milionë eurove,
Kjo marrëveshje është arritur kohë më parë midis autoriteteve më të larta të EBA-së, Presidencës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Pasi ka falënderuar autoritetet e EBA-së për kontributin që po japin për realizimin e donacionit, ministri Imet Rrahmani tha se Spitali që do të ndërtohet do të jetë një Qendër moderne, e cila do t’i integrojë në mënyrë funksionale mes vete shërbimet për kujdesin e nënës dhe fëmijës.
“Ministria do ta jap mbështetjen e vet në të gjitha fazat që projekti i dedikuar për fëmijët kosovarë dhe donacion nga EBA të realizohet me sukses”, tha ministri Rrahmani.
Udhëheqës i delegacionit të EBA-së, Hamad Anwar Alzabbi, tha se ata janë të kënaqur me bashkëpunimin me autoritetet kosovare për realizimin e projektit, ndërsa ekspertja Sabine Toma, ka prezantuar dizajnin e detajuar të spitalit pediatrik-kirurgjik, si atë të brendshëm a shtu edhe të jashtëm, e gjithashtu edhe një fazë dinamike të punëve të parapara deri në finalizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Sipas projektit, Spitali do të ketë tre kate që do të ofrojnë shërbime të ndryshme diagnostike dhe të trajtimit si dhe do të ketë një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë, ndërkohë që ndërtimi pritet të fillojë sivjet.
Dizajn plani i Spitalit Pediatrik-Kirurgjik është prezantuar edhe para përfaqësuesve të klinikave shërbimet e të cilave do t’i integrojë, të Qendrës Klinike Universitare të SHSKUK-së.
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...