Uzurpimet dhe raportet e monitorimit të ndërmarrjeve të privatizuar me metodën e spin-off -it special ishin disa nga shqetësimet e anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik.
Po ashtu edhe përfaqësuesit e AKP-së kanë paraqitur sfidat me të cilat është ballafaquar AKP-ja përgjatë viteve 2014 -2015. Komisioni pas shqyrtimit ka aprovuar raportin, i cili më pas do të dërgohet në një seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.
Besim Beqaj, deputet nga PDK-ja, dhe anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka kërkuar të dijë pse raporti i monitorimit të ndërmarrjeve të privatizuara me kushte të veçanta është i mangët.
“Pothuajse në shumicën prej tyre raportimi m’u ka dukur goxha i mangët. Pra kërkesë kanë qenë që të punësojnë njerëz, të ruhet biznesi aktual dhe gjuha e cila është e përdorur mua po më lë përshtypje jo të mirë në raport. Thotë që blerësit kanë raportuar në mënyrë të rregullt prodhojnë në baza të kërkesave individuale dhe këtu përfundon periudha e raportimit për ato ndërmarrje. Çka nënkupton kjo a janë plotësuar nuk janë plotësuar kushtet ne duhet të jemi shumë më recidiv në raportim të këtyre. Nëse ne themi që ata po prodhojnë në baza individuale nënkupton që nëse është duke ushtruar ndonjë veprimtari tjetër në ato objekte sipas parimit nuk e kanë plotësuar nuk ka ndonjë dallim shumica e ndërmarrjeve do të thotë janë në gjendje të tillë”, tha Beqaj.
Deputeti nga LDK-ja Blerim Grainca, kërkoi sqarime se pse deri më tani nuk është marrë vendim për lirim dhe publikim të uzurpatorëve.
“ U përmend edhe paraprakisht megjithatë është një numër jashtëzakonisht i madh i aseteve të uzurpuara dhe pyetja që shkon ka të bëjë se ky numër i madh i aseteve t ë uzurpuara a ka pasur mundësi të lirohet më herët a ka mungesë të koordinimit mes institucioneve tona vendore që në këtë rast janë AKP, Gjykata , policia apo është një çështje që ka mbetur e pa zgjidhur si rezultat i mungesës së bordit dhe menaxhmentit. Pastaj është një çështje që lidhet me numrin e ndërmarrjeve që kanë shkuar në likuidim gjatë kësaj kohe. Realisht për mua është një numër i vogël dhe nuk e arsyeton të them kontratën që AKP e ka me dy operatorë të pavarur që e ndihmojnë në këtë fushë…Kjo kontratë që është disa milionëshe me Deltoidin dhe me kompaninë e likuidimit a e ka arsyetuar vetveten nëse kemi një numër aq të madh të ndërmarrjeve që nuk kanë shkuar në likuidim në bazë të dhënave janë edhe 1500 asete të ndërmarrjeve shoqërore që do të duhej të shkonin në likuidim”, tha Grainca.
Këto kritika të anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik iu ka arsyetuar ush trues i detyrës së drejtorit të AKP-së, Avni Jashari, i cili tha se në kohën kur janë bërë monitorimet janë bërë mbi bazën e kontratave që janë bërë mes blerësve.
Ndërsa në lidhje me pyetjen e deputetit Grainca, Jashari tha se nuk ka qenë në menaxhim në atë kohë. Jashari po ashtu ka treguar edhe sfidat me të cilat është përballur AKP-ja.
“Tri pengesat kryesore të cilat janë kanë qenë në atë kohë dhe janë edhe tani në përmbylljen me suksese të procesit të mbetur të likuidimit të V-të të ndërmarrjeve shoqërore janë se Agjencia nuk i ka shitur ende rreth 1 mijë e 500 asete aspo sipas statistikave tona deri më tani prej vitit 2002 janë shitur vetëm 45 për qind të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore. Është një numër jashtëzakonisht i madh i ankesave të cilat pal ët i kanë shfrytëzuar të drejtën në Dhomën e Posaçme në atë kohë kanë qenë 15 mijë ankesa për kërkesa të kreditorëve dhe rreth 6 mijë ankesa për 20 përqindëshin e punëtorëve. Shifrat në vitin 2015 janë se rreth 29 mijë ankesa janë në procesin gjyqësor”, tha Jashari.
Ai po ashtu tha se është me rëndësi që institucionet përkatëse të përgatisin strategjinë për përshpejtimin e shqyrtimit të lëndëve gjyqësore në Dhomën e Posaçme. Jashari ka treguar se gjatë vitit 2014, AKP ka inkasuar nga qiratë 1.9 milionë euro. Ndërsa në fondet në mirëbesim në BQK deri më 31 dhjetor të vitit 2014 kanë qenë 562 milionë e 800 mijë euro.
Komisioni për Zhvillim Ekonomik po ashtu ka shqyrtuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Patentë Shofer dhe po ashtu ka shqyrtuar listën e kandidatëve me propozime të Qeverisë për anëtarë të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...