Kosovari rrëfen të vërtetën mbi kushtet e punëtorëve në Kazakistan

19:48 | 14 Mars 2016
M. A.

Historitë e ndryshme që kanë qarkulluar lidhur me kushtet e punëtorëve shqiptarë në Kazakistan duket të jenë vetëm shpifje. Shtetasi kosovar Agron Berisha i cili gjendet prej dy javësh në Astana të Kazakistanit rrëfen përshtypjet e tij mbi punëtorët shqiptarë të punësuar në kompaninë e suksesshme të Behgjet Pacollit atje.

Mbresa të forta Agron Berisha i kanë lënë kushtet e shkëlqyera të punës që shqiptarët e atjeshëm përfitojnë, madje duke tejkaluar edhe nivelin e vendasve.

Ai shprehet tejet mirënjohës dhe krenar ndaj Behgjet Pacollit, i cili ka arritur t’u sigurojë një nivel jetese tejet të lartë më shumë se 3000 familjeve që kanë të punësuar familjarët e tyre në këto biznese të suksesshme.

Edhe pse siç thotë Agron Berisha ”nuk ka kurrfarë interesi e përfitimi personal” prej Pacollit, ai e mbyll rrëfimin e tij duke nxitur qytetarët e Kosovës të shquajnë të Pacolli cilësitë më të mira të liderit të ardhshëm që i nevojitet Kosovës.

Postimi tij i plotë:

Sot me dat 14.03.2016 ndodhem ne kazakistan neser do te kthehem per kosov ka dy jav qe jam ktu. Gjanat qe un i pash dhe qe me lan shum pershtypje ne zemer ishin shqiptaret qe punonin ktu ishin mbi 3000 persna qe punonin ne firmen e begjet pacollit mbi 3000 mi familje qe han e pin nga kjo firm as qeveri nuk ka pusu njer sa ka punsu begjet pacolli marreee per qeveritat tan marreeee shum marre duet me ju ardh qe nzon vendin e dikujt tjeter. Jam kosovar dhe po mburrem un me punen kti njeriu qe mban 3000 mi persona me ushqim me fjetje me lamje me gjitha te mirat e zotit qe as ne shtepit tona nuk i kemi zoti e shperbleft begjet pacollin me pasuri ne gjenet siq po e pasuron kosoven dhe vllezrit tan . Deri sot nuk kam dit po sot e mora vesh tamam edhe nuk me la zemra pa e shkrujt ket gje qe e kam pa me syt e mi besone puntorin mos e besoni ajnat ne karrikat e qeveris beson ate qe pa interes po me man popllin ton. Shqiptari merr rrog ma shum se ni i venit te kazakistanit jepne voten njer e pergjithmon ne venin e duhur. Zoti te shperbleft me tana te mirat ne gjenet o begjet pacolli. Jam met pa test hallall hallall te qoft zdi qka me te than tjer. Nuk kam kur far i teresi pse e kam shkru ket sen thjesht mu dha mundesia me ardh me kry ni sherbim prej ni firmes kosoves dhe pash gjith shqiptaret se qfar jete kan dhe me qka ushqehen u krenova shum dhe e shkrujta me e qit prej zemres. Zoti i bekoft ata qe mbrojn njerzit tan kosovar.

ast

 

Shpërndaje në rrjete sociale