Kryetari Veseli zhvilloi takime me përfaqësues politikë në Bundestagun gjerman. Parlamentarët gjermanë shprehën përkushtimin e tyre dhe shtetit gjerman në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe procesit të integrimit euro-atlantik të saj.
Në vazhdën e takimeve me personalitete të larta të jetës politike e institucionale të Gjermanisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Në emër të Kosovës, kryetari Veseli i shprehu kancelares gjermane mirënjohjen e thellë për ndihmën bujare të popullit gjerman për Kosovën dhe popullin e saj, në kohë dhe rrethana të ndryshme.
Tutje, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pati takime të shumta edhe me përfaqësues politikë të grupeve parlamentare të Bundestagut.
Në këto takime, përveç çështjeve të ngritura në konferencë, u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, me theks të veçantë, për ato që kanë të bëjnë me legjislativin, roli i të cilit është vendimtar në avancimin e Kosovës në rrugën evropiane.
Parlamentarët gjermanë shprehën përkushtimin e tyre dhe shtetit gjerman në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe procesit të integrimit euro-atlantik të saj.
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...
Parashikimi i motit për sot
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...