Rikthimi i fuqishëm AKR-së në skenën politike është mirëpritur pozitivisht nga një numër i madh i qytetarëve.
Këtë e bën të ditur edhe presidenti i kësaj partie, z.Behgjet Pacolli i cili përmes llogarisë së tij në Facebook falënderon qytetarët për përgjigjet e tyre pozitive dhe masovike për mbështetjen e misionit siç e quan ai ‘për të ndaluar degradimin e mëtutjeshëm të vendit tonë’, shkruan arbresh.info
Postimi i plotë:
Të dashur miq, Ju falemnderit shumë për përgjigjen tuaj pozitive dhe masovike për të mbështetur misionin për të ndaluar degradimin e mëtutjeshëm të vendit tonë.
Çdo ditë e më tepër jemi duke u bindur se Kosova asnjëherë nuk ka qenë e rrezikuar si tani. Është shkatërruar dhe degraduar çdo cep i ambientit që na rrethon.
Gurthyeset në çdo majë mali me rrugicat e improvizuara kanë shkatërruar mijëra e mijëra hektar vegjetacion, “minierat” e zhavorit në çdo lumë e çdo vend kanë provokuar rënien drastike të sipërfaqes së ujërave nëntokësore duke provokuar toka djerrina.
Ndotjet e ambientit, ndotja e ujërave, mungesa ose shkatërrimi i shtretërve të lumenjve e bërllogu, e kanë kthyer Kosovën në deponi të mbeturinave dhe Kosova sot përmendet si sinonim i papastërtisë dhe të keqes. Kjo është duke ndikuar çdo ditë në shëndetin e njeriut.
Shkatërrimi dhe mungesa e trotuarëve, mungesa e hapësirave për këmbësorët, mungesa e gjelbërimit, parkingjeve adeguate, mungesa e kanalizimeve, mungesa e manaxhimit të bërllogut, mungesa e ujit e rrymës, i ka kthyer qytetet tona në ambiente të pajetueshme e të shëmtuara.
Ndërtimi i rrugëve pa asnjë kriter, pa sinjalistikë, pa vendkalime dhe vendlëvizje për këmbësorët, pa poceta për shkarkimin e ujërave atmosferike dhe mosmirëmbajtja e këtyre, gjatë rreshjeve paraqesin rrezikshmëri të lartë për jetën e njerëzve dhe katastrofa ambientale.
Kaosi urbanistik, “ndërtimet me leje të njerëzve të seleksionuar” i japin një pamje të shëmtuar vendbanimeve tona, kanë zënë tokat pjellore dhe përmbysin vizionin për zhvillimin dhe rregullimin e ardhshëm të ambientit dinjitoz jetësor.
Këto ishin vetëm disa fakte nga ambienti ku ne sot jetojmë e ne çdo ditë do të sjellim fakte të tjera pse duhet tani të bashkohemi e ta ndalim degradimin e mëtutjeshëm të Kosovës sonë.
A e dini se dhuna në familje e në shoqëri dhe depresioni i njerëzve është në rritje drastike? Kjo ndodh atëherë kur mungon shpresa dhe humb dashuria për jetesë.
Duhet ta shpëtojmë Kosovën dhe dinjitetin e popullit tonë. AKR-së i duhet minimumi 20% të konsensit popullor për të vepruar kundër të keqes dhe në interes të secilit. Tani është momenti, është detyrimi ynë!
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid