Qytetarët e pakënaqur kanë marr përsipër tentimin për t’i djeg zyrat e Presidencës së Kosovës, duke sqaruar se tentimi i tyre ka qenë me djegë objektin e Kuvendit. Ata i kanë bërë thirrje Hashim Thaçit e Kadri Veselit që të largohen nga koalicioni me Isa Mustafën.
Ata në një komunikatë për media kanë pranuar se qëndrojnë edhe pas djegies së veturave.
“Pas shumë aksioneve tona, mbrëmë kemi djeg edhe kuvendin. E kemi djeg kuvendin që po don me vazhdu me punu krejt normal, t’u harru që Isa Mustafa, ky titist-komunist, ky tradhtar i shqiptarëve që ka punu gjithë me shkije, që ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e studentëve në demonstratat e vitit 89, po don me na kthy Serbinë prapë në Kosovë. Na s’kemi me pranu kurrë me u themelu Zajednica”, thuhet në komunikatë.
Qytetarët e pakënaqur i kanë bërë thirrje Hashim Thaçit edhe Kadri Veselit që të largohen sa më shpejt prej Isa Mustafës, siç e kanë quajtur ata komunist që i ka mbushur burgjet veç me veteran të UÇK-së, dhe me protestues të demonstratave, ose do të mbeten edhe ata tradhtarë.
“Isa komunisti duhet me ditë që nuk mundet me mbajt pushtetin t’u rreh e t’u vra se s ’ka mund as Serbia. Kur kemi mundur ta heqim Serbinë, që ka qenë shumë më e fort, ty s’të bëjmë as hesap”, thuhet në komunikatë.
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...