Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Ajeti në një konferencë për media ka folur rreth skandalit të Kuvendit të Kosovës, që përfshinë Ministrinë e Financave së bashku me Presidencën dhe që ka të bëj me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Ajeti ka theksuar se më 14 dhjetor 2015 në sallën alternative apo rezervë u mbajt seanca ku ne kemi marr për shqyrtim ligjin e financave publike.
“Nga pesë amandametet e propozuara nga komisioni për buxhet është abuzuar me amendamentin e dytë. Gjatë seancës kur erdhi çështja të votohen amendamentet një nga një, amendamenti i dytë nuk kaloi sepse nuk i mori votat e nevojshme”, ka thënë Ajeti, raporton Indeksonline.
Ai më pas ka shtuar se po ashtu si provë e forte është video ku në ato momente kur vjen puna te votimi kjo pikë nuk kalon.
“Me vonë me rastin e dërgimit, amendamenti i pavotuar në Kuvend kamuflohet dhe futet në ligjin për plotësim dhe ndryshim, që do të thotë se këtu janë përgjegjës kryetari i Kuvendit i cili është dashur ta dërgoj për dekretim te Presidentja dhe është dashur ta di se nuk mund ta dërgoj një ligj të pavotuar”, ka shtuar Ajeti, duke theksuar më pas dekretimin e këtij ligji pastaj e ka bërë presidentja me 29 dhjetor të vitit të kaluar.
Ajeti bëri me dije se pushteti e ka kapur vendin dhe këtë e konsiderojnë si skandal për të cilin nuk është marrë asnjë përpjekje për ta ndryshuar.
“Kjo ka ardhur për një arsye për shkak të avancimit të klientëve brenda departamenteve qendrore dhe lokale, sepse kemi informatë se një drejtor pas votimit është ngritur në detyrë. Pra drejtori i departamentit të buxhetit qendror është ngritur në drejtor të përgjithshëm të këtij departamenti. Ky ligj është aprovuar ne kundërshtim me rregulloren e Kuvendit”, u shpreh Ajeti.
Ai ka theksuar se lidhur me këtë çështje shpreson që nuk do të hesht avokati i popullit dhe ta dërgoj rastin në Kushtetuese, duke shtuar se po të kishte qenë prezentë opozita në seancë kjo gjë nuk do të ndodhte.
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...