Mbushet liqeni i Batllavës, turbullohet Badoci

10:38 | 12 Mars 2016
M. A.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Badocit si rezultat i reshjeve atmosferike ditëve të fundit, ky liqe gjatë ditës së sotme është turbulluar dhe për shkak të ruajtjes së cilësisë së ujit, nga sot zonat të cilat furnizohen me ujë të Badocit do të kenë reduktime të ujit deri në kohën kur uji do të jetë i pijshëm.

Përmes një komunikate Ujësjellësi Rajonal Prishtina, ka treguar se janë të detyruar të zvogëlojmë prodhimin e ujit nga 350 l/s në 150 l/s, ku nga sot për furnizuesit e zonës për zonat e këtij sistemi do të fillojnë reduktimet.

“Për shkak të rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Badocit si rezultat i reshjeve atmosferike ditëve të fundit, ky liqe gjatë ditës së sotme është turbulluar dhe për shkak të ruajtjes së cilësisë së ujit, jemi detyruar të zvogëlojmë prodhimin e ujit nga 350 l/s në 150 l/s. Me kapacitetin aktual prodhues jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të ujit në të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit, edhe pse, deri në ditën e djeshme furnizimi me ujë për zonat e këtij sistemi ka qenë 22 dhe 24 orë. Posa të bie shkalla e turbullirës së ujit në këtë liqe, furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet normalitetit, edhe pse, gjithçk a varet nga kushtet atmosferike”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

Nga zyra e KUR “Prishtina”, sh.a thonë se si misioni tyre kanë furnizimin me ujë të të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit./

Shpërndaje në rrjete sociale