Tridhjetë e pesë vjet pas demonstratave studentore, krerët shtetërorë të Kosovës dhe politikanë kanë vlerësuar se liria dhe pavarësia nisi pikërisht në vitin 1981.
Këto demonstrata që u shtypën me dhunë nga policia dhe u paraburgosën disa studentë, janë rikujtuar edhe nga ish-studentë të asaj kohe, kërkesat e të cilëve ishin kushte më të mira dhe që të drejtat shumicë të shqiptarëve të respektohen.
Shemsi Syla, ish-protagonist i demonstratave të vitit 1981 që nisën nga Qendra e Studentëve, thotë se këto demonstrata erdhën si pasojë e një aktualiteti të rënduar politik e ekonomik. “Shtypja, padrejtësitë, si dhe presionet e pandërprera kishin arritur kulmin. Udhëheqësit politikë ishin burokratizuar në atë masë, saqë nuk dëgjonin fare për popullin që vuante dhe katandisej në atë mënyrë.
Nga Beogradi rrallë zbritnin në tokën e tyre. Kurse, udhëheqësit krahinorë kryenin detyra tjera, mishëronin vëllazërim-bashkimin duke bërë përpjekje për krijimin e karrierës më të gjatë për vete”.
Në mesin e studentëve, si rrëfen ai, ishte krijuar një situatë tejet e rëndë dhe vëreheshin shenjat e një shpërthimi. Kjo rini studentore, që i takonte kryesisht Universitetit të Prishtinës, disa prej tyre që ishin bursistë të këtij Universiteti, Syla tregon se doli në ballë të këtyre kërkesave, që nuk kërkonin asgjë më shumë sesa atë që e kishin kolegët e tyre në universitetet tjera të ish-RSFJ-së…
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...