Në gjykatë për këtë vrasje dëshmoi Fisnik Visoka që tha se të akuzuarin e njihte që pesë-gjashtë vjet pasi kishte punuar bashkë me të në një kafiteri.
“E di qe Shpejtimi ka kaluar me një vajzë dhe e di që ka qenë i fejuar. Atë vajzë me të cilën ka qenë i fejuar Shpejtimi e kam njohur vetëm si figurë,” tha dëshmitari Visoka.
Visoka tha se i akuzuari Shpejtim Behrami i kishte thënë që nuk i ishte dhimbsur e mbytura në lum
“Unë kam dëgjuar që ajo vajzë është gjetur e mbytur në lumin ‘Llap dhe për këtë kam dëgjuar në qytet, ndërsa këtë Shpejtimi se ka përmendur. Vetëm kur e kam pyetur dhe më ka thënë se nuk më është dhimbur, sepse unë i kam kryer punët më të, jam ndarë nga ajo,” deklaroi dëshmitari Visoka.
Ky dëshmitar tregoi se Behrami ishte fshehur pas perdeve të lokalit ku punonin, para se të burgosej, ndërsa atij i kishte thënë se po fshihej nga familjarët e Leonora Rekaliut.
Visoka tha se për fshhejen e Behramit kishte treguar në deklaratën në polici, ndërsa kjo deklaratë kishte rrjedhur te i akuzuari.
“Pasi që unë kam dhënë deklaratë në polici, Shpejtimi më ka thirrë dhe më ka thënë ‘pse ke thënë në polici se unë jam fshehur prapa perdeve’, unë kam deshtë me e ditë se si e ka marrë vesh Shpejtimi deklaratën time të dhenë në polici,” tha dëshmitari Visoka.
Në gjykim dëshmoi edhe Jetullah Halimi, daja i së mbyturës. Ai tregoi se ishte i pranishëm gjatë fejesës, ndërsa kishte pasur edhe biseda me prindërit e të akuzuarit pas prishjes së kësaj fejese.
Halimi akuzoi Behramin për keqtrajtim të Leonora Rekaliut.
“Leonora pas ndarjes me ka thënë se ky ‘dosti’ e ka keqtrajtuar duke e rrahur dhe malltertuar, e po ashtu ia ka prerë edhe flokët,” tha dëshmitari Halimi.
Ai e cilësoi të ndjerën si një vajzë shumë të mirë që nuk ka pasur asnjëherë probleme./kallxo.com
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Digjet një lokal në Prishtinë
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...