Ndonëse polici A.Q. ishte futur pa autorizim në oborrin e shtëpisë së familjes së H.K., në Prishtinë, duke iu vardisur bashkëshortes së këtij të fundit në Inspektoratin Policor të Kosovës thonë se nuk kanë gjetur asnjë element të veprës penale.
Polici i Njësisë Speciale e kishte marrë numrin e telefonit të V.K., ku gruas i kishte shkruar mesazhe, duke iu referuar asaj si “shpirt”, “zemër” e madje edhe “arushë”.
V.K. ndërkaq kishte thënë se e ka quajtur “detektiv” policin që turpëroi Policinë.
“Pas kryerjes së hetimeve preliminare dhe në konsultim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë në mungesë të elementeve të veprës penale rasti është dërguar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në përgjigjen e Arbër Bekës, në lidhje me ankesën e H.K në lidhje me policët.
Një natë para se burri ta thërriste në telefon policin A.Q., që i shkruante mesazhe bashkëshortes së H.K., gjatë një bashkëbisedimi në familje situata kishte eskaluar, kur bashkëshorti kishte rrahur gruan e tij. .(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
(Vazhdon nga numri i kaluar)
Këtu mund të lexoni numrin e kaluar:
http://www.arbresh.info/lajmet/polici-vardises-ndan-prinderit-e-kater-femijeve/
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash