Punëtorët e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” vendosen nën masa disiplinore nga menaxhmenti i kompanisë.
Problemet në Ujësjellësin Rajonal Prishtina nuk kanë të ndalur. Tashmë ajo që ishte paralajmëruar që punëtorët nuk guxojnë të flasin për media sepse mund të hakmerren nga menaxhmenti ka ndodhur në realitet, raporton kallxo.com.
Kryeshefi Ekzekutiv i KUR “Prishtina”, Gjelosh Vataj, ka marrë Aktvendim kundër dy punëtorëve Ylber Zabërgja i cili është Menaxher në Departamentin e Prodhimit si dhe Naim Mujaj zyrtar për Plan të Biznesit, Proces Tarifor dhe monitorim të PB-së.
Në aktvendim të datës 24 shkurt 2016, kërkohet të fillohet procedura për shkeljen e obligimeve të punës pasi dyshohet se punëtorët kanë bërë shkeljen e detyrimeve ndaj punës duke dhënë intervistë në emisionin “Jeta në Kosovë”, në mënyrë të paautorizuar dhe se “kanë dezinformuar dhe kanë përhapur të pavërteta” për punën dhe veprimtarinë në Kompani.
Emisioni Jeta në Kosovë ka transmetuar hulumtimin rreth dyshimeve për keqpërdorime në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” më 11 shkurt 2016. Në këtë emision janë publikuar letrat e dy ambasadoreve, si donatorët kryesorë të sektorit të ujit në Kosovë, të cilat kishin kërkuar shkarkimin e bordit dhe menaxhmetit të Ujësjellësit.
Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...