Papa Françesku, raportohet se ka refuzuar nominimin e ambasador i ri i Francës në Vatikan, vetëm pse ai është homoseksual.
Refuzimi ka vënë në dyshim reputacionin e mirë të papës si njeri me pikëpamje më liberale ndaj homoseksualizmit.
Laurent Stefanini, 54-vjeçar, një diplomat i njohur dhe shef i protokollit të presidentit Hollande, ishte nominuar në muajin janar, por Vatikani fshehurazi ka refuzuar emërimin e tij si ambasador, kanë thënë zyrtarët francezë.
Koha e zakonshme për pranimin e një ambasadori në Vatikan është një muaj e gjysmë, por Papa me heshtjen e tij ka refuzuar Stefaninin.
Zyrtarët në Elysee kanë thënë se zgjedhja e Stefaninit për të përfaqësuar Francën në Vatikan ishte si rezultat i “dëshirës së presidentit dhe kabinetit të tij dhe se presidenti e konsideron atë si “njërin nga diplomatët tanë më të mirë”.
Mediat në Francë kanë raportuar se refuzimi i Sefaninit nga Vatikani ka ardhur pasi ai është homoseksual.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City