Ministrja në detyrë, Fitore Pacolli ka reaguar pas identifikimit të dy varrezave masive në veri të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi të krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Përmes një postimi, Pacolli ka deklaruar se identifikimi i këtyre varrezave është dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe se përpjekjet për fshehjen e tyre nuk mund ta mbulojnë të vërtetën.
“Identifikimi i dy varrezave masive në veri të vendit është një tjetër dëshmi e krimeve çnjerëzore që Serbia kreu në Kosovë gjatë luftës së fundit. Asnjë përpjekje për t’i fshehur gjurmët e këtyre krimeve nuk mund ta mbulojë të vërtetën”, ka shkruar Pacolli.
Ajo është solidarizuar me familjet e personave të zhdukur, duke theksuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për zbardhjen e fatit të tyre dhe vendosjen e drejtësisë.
“Solidarizohemi me familjet që, prej më shumë se dy dekadash, presin të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre. Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të zbardhur fatin e çdo personi të zhdukur dhe për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për këto krime”, është shprehur ajo.
Në fund, Pacolli ka shprehur mirënjohje për institucionet dhe profesionistët e angazhuar në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.
“Mirënjohje për institucionet, ekspertët mjekoligjorë dhe të gjithë profesionistët që po punojnë pa u ndalur për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, ka përfunduar Pacolli./Arbresh.info
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...