
Screenshot
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka humbur bashkëshortin e saj në një moshë relativisht të re për shkak të një ataku kardiak. Ka qenë vetë Hoti që ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale, ku ka publikuar dy foto dhe fjalë të ndjera për humbjen e madhe që la pas.
“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën,” shkroi Hoti, duke e shoqëruar postimin me disa fotografi familjare.

Më pas edhe vëllai i të ndjerit, Aleksandër Ndoja, bëri me dije se Ladi Ndoja humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. Ai e përshkroi ndarjen e tij nga jeta si një goditje të papritur për familjen, duke theksuar se ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se vëllai ynë i dashur, Ladi Ndoja, u nda papritur nga jeta në moshën vetëm 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak. Një humbje që na ka lënë pa fjalë. Ladi la pas bashkëshorten e tij të dashur, Elda Hoti, dhe dy fëmijët e vegjël,” shkruan ai në mesazhin e publikuar.

Lajmi i hidhur ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku miq, kolegë dhe qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për deputeten dhe familjen Ndoja në këtë moment të vështirë.
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...