Dua Lipa “heq dorë” nga tosti me avokado, zgjedh pleskavicën në Prishtinë

08:29 | 3 Gusht 2026
E.G

Një video e Dua Lipës, ku ajo shihet duke ngrënë pleskavicë në orën 4:30 të mëngjesit në Prishtinë, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pas një nate argëtimi, këngëtarja vendosi të shijonte një nga ushqimet më të njohura të Ballkanit, ndërsa shoqërohej nga motra e saj, Rina.

Teksa hante pleskavicën, Dua tha me humor: “Harroje tostin me avokado.” Në një moment, Rina i mori një kafshatë, ndërsa më pas të dyja treguan ekranin e telefonit ku shihej ora 4:30.

“Është koha për mëngjes,” bëri shaka Dua, duke shtuar: “Në stil ballkanik.”

Videoja është publikuar në Instagram, ku mund të shihet duke rrëshqitur postimin djathtas.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Shpërndaje në rrjete sociale