Pikëkalimet kufitare të Kosovës pa kolona të gjata, pritjet 3 deri në 10 minuta

08:13 | 3 Gusht 2026
E.G

Mëngjesi i së hënës i ka gjetur të qeta pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Bazuar në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata vijojnë deri në 10 minutë.

Sipas këtyre të dhënave, ky fluks pak më i gjatë paraqitet në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Ndërkohë, në pikat tjera kufitare, pritjet vijojnë nga 3 deri në 5 minutë.