Shtatë qytetarë kanë shpëtuar pa lëndime pasi mbetën të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi, në zonën e njohur si “Ura e Gjoricës” në Bulqizë, si pasojë e rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit.
Sipas Policisë, alarmi u dha nga një prej personave të bllokuar, i cili kërkoi ndihmë pasi ai dhe gjashtë familjarët e tij nuk mund të dilnin nga rrjedha e lumit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë mbërritën në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Prefekturës Dibër dhe ekipin e shërbimit zjarrfikës, organizuan operacionin e shpëtimit.
Gjatë ndërhyrjes, të shtatë qytetarët u nxorën në mënyrë të sigurt nga rrjedha e ujit me gomone. Fatmirësisht, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Dibrës apelon ndaj qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit pranë lumenjve dhe zonave ujore, veçanërisht në rastet e ndryshimeve të menjëhershme të nivelit të ujit, si dhe të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin pa pagesë 112 për çdo situatë emergjente.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...