Sot mbahet panairi “Gratë në Biznes” në Prishtinë, merr pjesë Kusari-Lila

07:35 | 3 Gusht 2026
E.G

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), do të organizojë panairin “Gratë në Biznes”, i cili do të mbahet nga 3 deri më 5 gusht 2026 në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, në hapjen e panairit do të marrë pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, shkruan Arbresh.info.

Panairi synon të promovojë produktet dhe aktivitetet e grave ndërmarrëse në Kosovë, duke ofruar një hapësirë për prezantimin e bizneseve dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim.

Dyert e panairit do të jenë të hapura për vizitorët gjatë të tri ditëve, nga ora 09:00 deri në 18:00.