Moti me diell dhe temperatura deri në 36°C

07:33 | 3 Gusht 2026
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e hënë do të karakterizohet me mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 31°C deri në 36°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

IHMK njofton se rajoni do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjellë temperatura pak më të larta, të cilat konsiderohen normale për këtë periudhë të stinës së verës.