Vijon dita e 64 e protestës qytetar në Tiranë

20:23 | 2 Gusht 2026
E H

Këtë të diel vijoi protesta e 64-t e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë, ndërsa edhe këtë fundjavë u raportua pjesëmarrje e shqiptarëve të ardhur nga diaspora.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas u nisën në marshim drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para godinës së Kryeministrisë.

Mesazhet e protestuesve mbetën të njëjta si në ditët e mëparshme, me thirrjet “dorëheqje”, “atdheu është i yni, Zoti me shqiptarët”, “Shqipëria kërkon revolucion”.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit nisën marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, duke vijuar mobilizimin e tyre edhe në ditën e 64-t të protestës.

Shpërndaje në rrjete sociale