Nxirret trupi i pajetë i minatorit të bllokuar në minierën e Bulqizës

17:26 | 2 Gusht 2026
E H

Është nxjerrë nga thellësia e minierës në Tërnovë, në Bulqizë, trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar, Ilir Koloveri.

Siç raporton Top Channel, trupi i pajetë është nisur drejt morgut të Tiranës për autopsi.

40-vjeçari ra në një furnel dhe u mbulua nga materiali i kromit një ditë më parë. Ai mbeti i bllokuar brenda galerisë pas një shembjeje masive të materialit minerar.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen hetimet në vendin e ngjarjes, ku ka humbur jetën minatori.