Nata e dytë e Sunny Hill Festival ka sjellë atmosferë të jashtëzakonshme në Prishtinë, ku mijëra vizitorë kanë mbushur hapësirat e festivalit për të ndjekur performancat e artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Kryefjala e mbrëmjes ishte performanca e këngëtarit britanik Lewis Capaldi, i cili u ngjit në skenën kryesore në orën 22:30, duke interpretuar disa prej hiteve të tij para një audience të madhe.
Interesim të madh zgjuan edhe performancat e Ledri Vulës, MC Kreshës dhe Lyrical Son, të cilët interpretuan repertorin e tyre para mijëra pjesëmarrësve. Më herët gjatë mbrëmjes performuan edhe EKO, Buta, Auxlua dhe EsDeeKid, duke mbajtur atmosferën të ndezur.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...