Fluks i mërgimtarëve: Te “Dheu i Bardhë” pritjet deri në 80 minuta

07:54 | 2 Gusht 2026
E.G

Një numër i madh i bashkëatdhetarëve ia ka mësyer vendlindjes për t’i kaluar pushimet verore në gjirin familjar.

Prandaj, në pikat kufitare vërehet një fluks i shtuar i veturave.

Sipas përditësimit të fundit të Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar është ajo e Dheut të Bardhë, ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 80 minuta e kolona e automjeteve deri në 400 metra.

Derisa në pikat e tjera koha e pritjes nuk është mbi 10 minuta.