Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur pas takimit me mërgatën në Prishtinë edhe për mundësinë e arritjes së një koalicioni me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kurti tha se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë përpjekjet për të qenë sa më të përgatitur para vazhdimit të seancës konstituive për formimin e institucioneve të legjislaturës së njëmbëdhjetë.
“Do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë këto ditë në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur të vazhdojë seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së njëmbëdhjetë. Nuk mund ta parashikojmë ende fatin. Nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston interesimi, vullneti dhe gatishmëria, por javën e ardhshme do ta marrim vesh gjithçka”, është shprehur Kurti.
Ai nuk dha detaje shtesë për ecurinë e bisedimeve, duke lënë të kuptohet se zhvillimet konkrete priten gjatë javës së ardhshme.//Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...