Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

17:24 | 31 Korrik 2026
E H

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar këngëtaren Dua Lipa dhe të gjithë pjesëmarrësit me rastin e hapjes së edicionit të sivjetëm të Sunny Hill Festival.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti vlerësoi se festivali, i organizuar nga Dua Lipa, është shndërruar në një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në Kosovë.

“Festivali Sunny Hill, i organizuar nga Dua Lipa, është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës, duke tërhequr më shumë se 100 mijë vizitorë vetëm vitin e kaluar. Ndërsa festivali fillon sot, i urojmë të gjithëve një përvojë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Shijoni muzikën, atmosferën dhe gjithçka që Prishtina dhe Kosova kanë për të ofruar”, ka shkruar Kurti.

Edicioni i shtatë i Sunny Hill Festival ka nisur këtë të premte dhe do të zgjasë tri ditë. Në skenën e festivalit pritet të performojnë artistë me famë botërore, përfshirë Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix.//Arvresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale