Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vazhdojnë të raportohen pritje dhe kolona në disa vendkalime.
Sipas njoftimit, pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 90 minuta, ndërsa kolona ka arritur në rreth 400 metra. Në këtë pikë, për dalje nga Kosova pritjet janë rreth 50 minuta, me kolonë të njëjtë prej 400 metrash.
Në Jarinjë, pritjet për hyrje janë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa kolona shkon deri në 350 metra. Ndërkaq, në Merdarë qytetarët po presin rreth 25 deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë, me kolonë prej 300 metrash.
Pritje janë raportuar edhe në Muçibabë, ku për hyrje kërkohet deri në 15 minuta, ndërsa për dalje deri në 60 minuta. Kolona në dalje në këtë pikë ka arritur në 500 metra.
Në Han të Elezit, pritjet janë më të shkurtra, rreth 10 minuta për hyrje dhe 20 minuta për dalje, me kolonë deri në 150 metra në dalje.
Në pikat e tjera kufitare, sipas të dhënave të fundit, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të mëdha dhe pritjet nuk kalojnë mbi pesë minuta.//Arbresh.info

Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...