Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e dy shtetasve, njëri nga Zvicra për në Kosovë dhe tjetri nga Shqipëria për në Kosovë.
Sipas njoftimit, i dyshuari i parë ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Zvicrës.”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se i dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë, rajoni i Gjilanit, për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Policia thekson se i dyshuari i dytë ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare përmes pikës kufitare në Vërmicë, pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘arratisja nga institucioni’, ku me vendim të ligjshëm ishte privuar nga liria, pasi që kishte qenë i dënuar për dhënie të ndihmës në një rast ‘vrasje e rëndë’.
I dyshuari, pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore./Arbresh.info
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...