Sulmohen zyrtarët policorë nga një familje në Rahovec, një i dyshuar në mbajtje

08:50 | 30 Korrik 2026
E.K

Një person është arrestuar në Rahovec pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi të policisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 korrik, rreth orës 02:55. Gjatë intervenimit policor, i dyshuari, së bashku me familjarët e tij, nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar ata fizikisht.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

-Rahovec 29.07.2026 – 02:55. Pas një intervenimi policor, i dyshuari mashkull kosovar së bashku me familjarët tij, duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Arbresh.info