Një fabrikë në fshatin Osek Hilë të Gjakovës është përfshirë nga zjarri pasditen e së mërkurës, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është ende në fazën fillestare të hetimeve.
Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë Rajonale të Gjakovës, ka konfirmuar për media se rreth orës 16:10 është pranuar informata se një fabrikë në këtë fshat është përfshirë nga zjarri.
Sipas saj, njësitet relevante policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Zjarri është lokalizuar dhe është shuar. Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur se rasti aktualisht është në fazën fillestare të hetimeve dhe po trajtohet nga Njësia e Hetimeve Rajonale.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...