Shtatë të lënduar në një aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

20:31 | 29 Korrik 2026
E H

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e “Qafës së Duhlës”, në drejtim të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi, e cila ka bërë të ditur se me aksidentin po merren njësitet kompetente.

“Me datë 29.07.2026 rreth orës 17:54 kemi pranuar informatë për një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” saktësisht në Duhël – drejtimi për Prishtinë. Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe dy vetura, ndërsa raportohet për 7 persona të lënduar, për momentin jashtë rrezikut për jetë. Me aksidentin po merren njësitet kompetente”, ka thënë Ejupi./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale