Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Arbresh.info, në vendin e ngjarjes shihet një përplasje mes dy automjeteve, ndërsa aty ka mbërritur edhe ambulanca për të ofruar ndihmë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo sa është numri i të përfshirëve në aksident.
Për shkak të aksidentit, në këtë pjesë të autostradës është krijuar ngarkesë në qarkullim, ndërsa njësitë kompetente kanë dalë në terren për të trajtuar rastin.
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...