Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kaçanik është arrestuar një shtetas gjerman, i cili dyshohet se gjatë drejtimit të veturës ka bërë lëvizje të rrezikshme në komunikacion.
Sipas Policisë, i dyshuari, me qëllim të shmangies së gjobitjes, u ka ofruar zyrtarëve policorë ryshfet në shumën prej 100 eurosh.
“Kaçanik 28.07.2026-23:10. Është arrestuar i dyshuari me shtetësi gjermane, pasi i njëjti duke drejtuar veturën kishte bërë lëvizje-veprime të rrezikshme në komunikacion, ndërsa zyrtarëve policor me qëllim të shmangies nga gjobitja u kishte ofruar ryshfet në shumën prej 100 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...