Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në hapjen e punëtorisë kushtuar sigurisë dhe inovacionit në nivel kombëtar, të organizuar nga National Security and Innovation Council (NSIC), pjesë e RIT Kosovo.
Në hapjen e aktivitetit ishin të pranishëm edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Dixhitalizimit, Lulzim Jagxhiu, presidentja e zgjedhur e RIT Kosovo, prof. Albina Balidemaj, udhëheqësi i NSIC-së, Xhavit Gashi, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive shtetërore.
Gjatë fjalës së saj, Kusari-Lila theksoi se siguria dhe inovacioni janë dy shtylla të pandashme për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme, konkurruese dhe në hap me zhvillimet bashkëkohore.
Ajo vlerësoi se diskutime të tilla ndihmojnë në identifikimin e sfidave me të cilat përballet vendi, përfshirë nevojën për përshtatjen e legjislacionit me zhvillimet teknologjike dhe përshpejtimin e integrimit të teknologjisë në administratën publike.
Kusari-Lila theksoi se MINTI tashmë ka ndërmarrë hapa konkretë për digjitalizimin e proceseve administrative për bizneset, me synim që ato të regjistrohen, certifikohen dhe mbështeten në mënyrë më të shpejtë, më efikase dhe më të sigurt. Sipas saj, këto reforma do të kontribuojnë në nxitjen e ndërmarrësisë, inovacionit dhe rritjen e besimit të qytetarëve dhe bizneseve në institucionet publike.
Ministrja falënderoi RIT Kosovo për organizimin e punëtorisë, duke theksuar se iniciativa të tilla, që bashkojnë institucionet, akademinë dhe sektorin e inovacionit, janë të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës dhe përgatitjen e saj për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...