Nis seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, pritet të dëshmojë eksperti i ADN-së

13:46 | 28 Korrik 2026
E.G

Ka nisur seanca e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ndaj vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviqit, të akuzuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Në vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, pritet të dëshmojë eksperti i ADN-së, Fatmir Ademi.

Në seancën e kaluar dëshmoi Ernest Kërçeli, drejtor i Infrastrukturës në Ibër-Lepenc dhe përfaqësues i palës së dëmtuar, i cili deklaroi se dëmi i shkaktuar nga sulmi arrin në rreth 370 mijë euro.

Prokuroria Speciale i akuzon të tre të pandehurit për armëmbajtje pa leje, ndërsa vëllezërit Viqentijeviq përballen edhe me akuza për prishje të rendit kushtetues, kryerje të veprës terroriste dhe spiunazh./Arbresh.info