Kurti darkon me ministrin Haddad në rezidencën franceze në Prishtinë: Franca partnere e rëndësishme

23:29 | 27 Korrik 2026
H.E

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një darkë me ministrin e deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad, në rezidencën franceze në Prishtinë.

Kurti ka thënë se dita nisi me nënshkrimin e pesë marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe u përmbyll me takimin me ministrin francez.

Ai e ka cilësuar Francën si partnere të rëndësishme për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh edhe në sektorë të tjerë, përfshirë ekonominë, sigurinë dhe mbrojtjen.

“Takimet e shtuara janë në shërbim të shqyrtimit të mundësive dhe potencialit për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri në detyrë ka vlerësuar gjithashtu rolin mbështetës të Francës në proceset e integrimeve euro-atlantike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale